Nagavci: Vazhdojmë përkrahjen financiare për studentët tanë
Foto: RTKlive
Kosovë

Nagavci: Vazhdojmë përkrahjen financiare për studentët tanë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka thënë se po vazhdojnë përkrahjen financiare për studentët.

"Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë", ka shkruar ajo.

Nagvci thotë se ky është viti i dytë që po i mbështesin të rinjtë për studime.

"Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studijojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë. Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e, ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20", shtoi Nagavci.

Ajo thotë se përparësi do të kenë studentët e inxhinierisë, teknologjisë, ata me gjendje më të dobët financiare etj.

Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

“Për ta rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra”, përfundon ajo.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, keni linkun më poshtë:

https://bit.ly/3A9i8zZ


MË SHUME NGA Kosovë