Kamenica me reduktime të ujit
Kosovë

Kamenica me reduktime të ujit

RTK

Komuna e Kamenicës tash e sa ditë kanë nisur reduktimet e ujit. Banorët ankohen se tash e sa kohë kanë problem me furnizim me ujë, andaj thonë se janë të detyruar të hapin puse.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve e kanë vështirësuar furnizimin me ujë të pijshëm në Kamenicë. Këto ditë njësia e hidromoravës në këtë qytet ka filluar me reduktime disa oreshe gjatë ditës në disa lagje dhe fshatra të kësaj ane.

Banorët e kësaj ane ankohen se gjatë sezonit veror qe një kohë të gjatë kanë problem me furnizim gjë që një numër i madhe i tyre janë detyruar të hapin puse.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë sjellë reduktime të ujit.

Kronika e mëposhtme sjell detajet:


MË SHUME NGA Kosovë