​Ushtarët hungarez ndihmojnë me pajisje zjarrfikësit në Podujevë
Rtklive
Kosovë

​Ushtarët hungarez ndihmojnë me pajisje zjarrfikësit në Podujevë

KP

Forcat Mbrojtëse Hungareze në kuadër të KFOR-it, kanë realizuar një projekt të bashkëpunimit civilo-ushtarak në favor të qytetarëve të Podujevës.

Donacioni është dhuruar në përputhje me vendimin e Qeverisë Hungareze, ku janë dorëzuar pajisje të ndryshme të specializuara për zjarrfikës, ndër të tjera, radiot me dorë me bateri, litarë, një pompë uji, shkallë, qizme, lloje të ndryshme të dorezave mbrojtëse dhe një prerës elektrik, në Repartin e Zjarrfikësve në Podujevë.

Sipas njoftimit, këto pajisje do të rrisë në masë të madhe kapacitetet e tyre dhe do t’u mundësojë atyre t’i përgjigjen më mirë zjarreve të egra që kanë efekt gjithë popullatën e Komunës.


MË SHUME NGA Kosovë