6.925 raste aktive me COVID-19
Kosovë

6.925 raste aktive me COVID-19

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.925.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 2.469 testime prej të cilave 860 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit, një persona ka vdekur dhe 1.155 të tjerë janë shëruar.

Prishtina, Peja dhe Gjilani janë qytetet që kanë më së shumti raste aktive me COVID-19. Në kryeqytet janë 1.077 raste, Pejë 526 raste dhe në Gjilan 474 raste aktive me Covid-19.

Pra rastet aktive janë 6.925, kurse janë vaksinuar vetëm 60 persona gjatë 24 orëve të fundit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle