Forca Detare e Shqipërisë trajnon zhytësit e FSK-së
Foto: RTK
Kosovë

Forca Detare e Shqipërisë trajnon zhytësit e FSK-së

E.Hoti/RTKlive

Zhytësit e Forcës Detare të Shqipërisë kanë kryer në Pashaliman trajnime me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi i cili shpërndau pamje nga ky trajnim.

“Zhytësit e Forcës Detare, profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë, pas trajnimit periodik të zhytësve të Policisë së Shtetit, nisën traditën e trajnimit dhe bashkëpunimit edhe me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj.”, ka shkruar Peleshi në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë