PSD mbështet grevat në Kosovë
BKT
Foto: PSD
Kosovë

PSD mbështet grevat në Kosovë

F.Sertolli / RTKlive.com

Përmes një komunikata për media Partia Social Demokrate e Kosovës (PSD) vlerëson se Qeveria Kurti është e vetmja në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve.

“Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre”, thuhet në komunikatë.

PSD vlerëson se zhvendosja ideologjike përkundër interesave të punëtorëve sjellë këso anomalie.

“Në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjetojmë, humbësit e mëdhenj dhe të vazhdueshëm janë punëtorët e familjet e tyre. Qeveria ka rritur buxhetin, biznesi privat ka shtuar çmimet e fitimet, bankat po fitojnë miliona dividentë në kurriz të pagave të ulëta të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Andaj, sipas PSD-së, greva është plotësisht legjitime edhe domosdoshmëri.

“ Me rritjen e çmimit të çdo produkti, me rritjen e çmimit të rrymës, me reduktimet që do të vazhdojnë të përkeqësohen gjatë dimrit për faj të mosveprimit të qeverisë, jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë”.

Sipas PSD-së, punëtorët janë qytetarë të republikës.

“Mbi kurrizin e tyre po qëndron kriza e rritjes e çmimeve. Këta njerëz nuk kanë për borxh një qeveri që i neglizhon, i përbuzë, i shantazhon dhe kërcënon. Këta njerëz meritojnë dhe po kërkojnë të jetojnë dinjitetshëm”, përfundon komunikata e PSD-së.


MË SHUME NGA Kosovë