Me nderime ushtarake, KFOR-i përcjell 30 paqeruajtës nga Shqipëria | Foto
BKT
Foto: KFOR
Kosovë

Me nderime ushtarake, KFOR-i përcjell 30 paqeruajtës nga Shqipëria | Foto

J.Musliu/RTKlive

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë kontribuon për paqen edhe në Kosovë, në kuadër të trupave të KFOR-it.

Prandaj, sot 30 paqeruajtës nga Shqipëria i dhanë dhanë fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it, dhë të njëjtit u përcollën me nderime ushtarake.

Siç njofton KFOR-i, ata morën pjesë në Ceremoninë e  Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afësi të Pejës.

Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë.

Kjo ceremoni u kryesua nga komandanti i sektorit perëndimor të KFOR-it, Ivano Marotta.

Trupat shqiptare udhëhiqeshin nga kolonelja Razije Mehemti, atasheu ushtarak, kolonel Altin Kurti dhe zëvendës-komandantja Flora Dako.

Aktualisht NATO ka rreth 4 mijë trupa në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë