Fushë Kosova sonte pa furnizim me ujë të pijshëm
J.Musliu/RTKlive
Komuna e Fushë Kosovës por edhe pjesë të ndryshme të Prishtinës, sonte do të jenë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Siç njofton Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, nga sonte nga ora 22:30, është ndërprerë furnizimi me ujë për Fushë Kosovën.
Sipas njoftimit, arsyet për këtë është turbullira e shkaktuar në ujin e kanalit të Ibër –Lepencit, shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibër- Lepencit , vepra jonë e marrjes ka rënë nga sistemi Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj”, deklaron KRU “Prishtina”.
“Prandaj detyrohemi të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës duke filluar sonte nga ora 22:30”.
“ Por , si pasojë e kësaj turbullire mund të afektohen edhe disa zona të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
Sasia e shiut që ka rënë sot në pjesë të ndryshme të vendit ka qenë e madhe.























