Zyrtarët civilë në Deçan: Mosekzekutimi i pagave antiligjor -Video
BKT
Kosovë

Zyrtarët civilë në Deçan: Mosekzekutimi i pagave antiligjor -Video

Islam Haxhiu/RTK

As në Deçan punëtorët administrativë nuk i morën pagat.

Mosekzekutimin e mjeteve po e quajnë të padrejtë derisa zyrtarët komunalë të Deçanit thonë se nuk i kanë dorëzuar listat e grevistëve te Ministria e Financave e as që e kanë ndërmend t`i dorëzojnë.
Ismet Kukleci, zyrtar administrativ në Deçan, një veprim të tillë e vlerëson si të papranueshëm dhe antiligjor.

“Ky veprim, që të bllokohen mjetet financiare, është i patolerueshëm. Të mos u lëshohen pagat e nëpunësve civilë, të cilët kanë obligime, kanë nevoja e obligime të shumta", tha Kukleci.
Edhe për kryetarin e Sindikatës në Administratën Komunale, Zeqë Malaj ky vendim cilësohet i padrejtë.

“Është vendim jo i drejtë i Qeverisë. Ne kemi hyrë në grevë me një vendim të Këshillit Grevistë në nivel Kosove, jemi duke respektuar grevën si shërbyes civilë të kësaj komune, ku përpos rasteve emergjente të gjithë punëtorët e komunës janë në grevë. Kjo nuk është e mirë, kërkojmë një zgjidhje sa më të shpejtë, t’i kthehemi normalitetit, sidomos normaliteti në shkolla”, theksoi Malaj.
Ndërsa Xhevat Shabanaj, kryetar i Këshillit Grevist në Deçan theksoi se kjo grevë ishte e imponuar nga ana e qeverisë, ngase ka refuzuar për të biseduar, duke sjellë gjendjen të tillë çfarë është.

 Zyrtarët komunalë në Deçan thanë se lista e kërkuar nga Ministria e Financave për punëtorët grevistë nuk është dorëzuar dhe as që do të dorëzohet.
Njëjtë kanë thënë edhe sindikalistët dhe zyrtarët e Administratës Komunale në Gjakovë të cilët, po ashtu, deri më tash nuk i kanë marrë pagat për muajin gusht.


MË SHUME NGA Kosovë