16:09 / 06.09.2022
Zjarr në repartin e psikiatrisë në Pejë, një i lënduar
V.Thaçi /RTKlive
Spitali i Përgjithshëm Pejë, informon se në Repartin e Psikiatrisë, ka shpërthyer një zjarr me ç’rast është lënduar një pjesëtar i sigurimit.
“Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit", shkruan në njoftimin e publikuar në llogarinë e spitalit në Facebook.
"Një pjesëtar i Sigurimit të spitalit është lënduar gjatë intervenimit. Dëme të mëdha nuk ka pasur”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ndërhyrja e shpejt e personelit të spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë.
























