Administrata në Lipjan vazhdon grevën| Video
Fatos Cervadiku /RTK
Përveç në arsim, greva po vazhdon edhe në Administratën Komunale. Në Lipjan shumë qytetarë janë kthyer mbrapa pa marrë shërbime, pasi administrata është në grevë që nga 25 gushti. Nëkomunë shërbime po marrin vetëm ata qytetarë që kanë raste urgjente.
Edhe këtë të martë, administrata komunale në Lipjan, ishte në grevë. Kishte qytetarë të cilët po ktheheshin pa pasur mundësi të merrnin shërbime.
“Ja në grevë tha jem, nuk punojmë,për certifikatë të lindjes së fëmijëve”, tha Bekim Zani, qytetar.
“Kam pasë punë për disa dokumente të pronës edhe kom ardhë me i krye këtu, i kam pasë për
emergjencë, se ka mu nis për rrugë. Për dy ditë edhe grevë qe o kanë si thoshe që o për shpejt, m’kanë ndihmua edhe që o për rrugë”, tha Elvis Grantolli, qytetar.
Kur greva ka hyrë në ditën e 13-të, edhe në komunën e Lipjanit po trajtohen vetëm rastet urgjente.
“Një ekstrakt sidomos për qytetarët të cilët dalin jashtë vendit, po ashtu edhe ndonjë kërkesë që është sic e dimë është afati 6 shtatori, data e fundit, për legalizimin e objekteve, këto i trajtojmë.
Do të thotë rastet të cilat kanë lindë si rrjedhojë para paraqitjes së grevës në ato i trajtojmë, rastet e reja nuk pranojmë”, tha Shemsi Azemi, kryetar i sindikatës së punëtorëve në administratën komunale në Lipjan.
Derisa qytetarët nuk po mund t'i kryejnë shërbimet në komunë, përveç rasteve urgjente, zyrtari i administratës i sheh si legjitime kërkesat e tyre.
“Grevë e arsyeshme, për realizimin e kërkesave tona që mendoj se nuk janë të tepërta, por janë Solide”, tha Sylejman Shillova, zyrtar i administratës në komunën e Lipjanit.
Përndryshe, edhe në komunën e Lipjanit u shprehën të bindur se greva do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre.























