16:34 / 07.09.2022
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sonte në “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në “RTK Prime”, e ftuar është ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kjo intervistë transmetohet nga ora 20:20 minuta në RTK1.
Ministrja Nagavci do të japë sqarime mbi situatën aktuale në vend, sidomos në fushën e arsimit.
Kjo pasi sistemi arsimor në Kosovë tash për tash ndodhet në grevë dhe fillimi i vitit të ri shkollor, nuk ka filluar me rregull me 1 shtator.
Në këtë intervistë, ministrja Nagavci do të shpalos qëndrimin e qeverisë dhe përse kërkesat e SBASHK-ut janë të parealizueshme.























