Tahiri: Mosvullneti për zgjidhje të grevës, pazotësi e Qeverisë
BKT
Kosovë

Tahiri: Mosvullneti për zgjidhje të grevës, pazotësi e Qeverisë

Naser Mekolli /RTKlive

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.

Duke komentuar situatën e krijuar pas grevës së sindikalistëve, Tahiri ka shtuar se sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit. 

"Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike", ka thënë ai.

"Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë", ka përfunduar Tahiri.

 


MË SHUME NGA Kosovë