Familja 19 anëtarëshe Muharremi, gati për dimër |Video
BKT
Kosovë

Familja 19 anëtarëshe Muharremi, gati për dimër |Video

Myrvete Axhami/RTK

Konservimi i perimeve dhe frutave në stinën e vjeshtës ngelet tradita e familjeve që punojnë tokën dhe jetojnë në fshat.

Pasi i kanë vjelë nga tokat e tyre, gra e burra merren me punët e vjeshtës, duke nxituar të përfundojnë gjithçka pa filluar reshjet.

Jemi në prag të vjeshtës dhe familjet duhet të bëjnë përgatitjet për dimër.

Një gjë të tillë po e bën edhe familja 19 anëtarësh Muharremi nga Krusha e Vogël e Prizrenit.

Gratë po merren me përgatitjen e ajvarit. Pothuajse nuk blejnë asgjë, pasi e gjithë familja angazhohet në bujqësi .

Pak më tutje në një kënd të oborrit burrat kanë vënë kazanin e rakisë. Ndonëse ushqimet e tjera i kanë për konsum familjarë, pijet alkoolike i kanë për treg.

Me këto punë në stinën e vjeshtës merren pak familje, pasi shumica e tyre nuk kanë shumë zgjidhje, pasi të rinjtë kanë migruar.

 


MË SHUME NGA Kosovë