07:32 / 13.09.2022
Moti sot në Kosovë, diell dhe vranësira kalimtare
Muharrem Miftari/RTKlive
Moti sot parashihet të jetë me diell, me vranësira të pakta reshë, të cilat do të jenë kalimtare.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 10 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 23 gradë Celsius.
Ndërsa era do të fryjë nga verilindja në drejtim të juglindjes.























