PSD me aksion ndaj ministrit të Shëndetësisë: Çu prej gjumit ministër!
BKT
Kosovë

PSD me aksion ndaj ministrit të Shëndetësisë: Çu prej gjumit ministër!

Sh. Gashi/RTKlive

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate vendosen sot para Ministrisë së Shëndetësisë banerin “Çu prej gjumit ministër”.

Para këtij dikasteri, janë vendosur dy zmadhues dhe është lëshuar zëri i alarmit.

PSD përmes një komunikate ka thënë se javën e kaluar, ia kanë shtruar  tepihun e kuq ministrit Latifi.

"Kjo, në një tentim që të joshet e të vizitojë QKUK-në dhe të shohë kushtet e mjerueshme në të cilat gjinden spitalet tona:, thanë nga kjo parti.

"I tham, ose shkel këtu ose jep dorëheqje. Shëndeti i njerëzve është në rrezik. Ministri nuk u përgjigj; po i njëjti ministër që thoshte se duhet të huazojmë 2 orë nga e nesërmja e të punojmë 26 orë sot".

Sipas PSD-së, ky ministër e ka problem të zgjohet e të punojë. "Të zgjohet e të sheh që QKUK ka mbetur me 48 anestiziologë, kur i duhen 120; të shohë që spitaleve në Kosove i duhen 4000 infermierë shtesë për të funksionuar me kapacitet dhe shërbime normale”  deklaroi PSD.

Mesazhi i këti alarmi sipas PSD-së ishte që të alarmohet që 220 mjekë kanë ikur nga Kosova veç në dy vitet e fundit e shumë të tjerë të cilët priten t’i ndjekin hapat e tyre.

 


MË SHUME NGA Kosovë