18:20 / 13.09.2022
Osmani: Mbretërimi i Elizabeth II, frymëzim për të gjithë ne
A.Bela / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën Britanike në Kosovë për të shprehur edhe një herë dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.
"Mbretërimi historik i Madhërisë së saj dhe shërbimi i jashtëzakonshëm publik gjatë jetës së saj është një frymëzim për të gjithë ne" ka shkruar Osmani në Twitter.























