Lekaj: Qeveria t`u ndajë subvencione pensionistëve për çdo muaj
Sh.Gashi/RTKlive
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë sot në përkrahje të kërkesave të pensionistëve.
Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, së bashku me deputetin Besnik Tahiri, kanë kërkuar dinjitet për pensionistët.
Sipas Lekajt, pensionistët kanë kërkesa lehtë të realizueshme nga ana e Qeverisë.
“Në nisje të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegun deputet, Besnik Tahiri, në përkrahje të pensionistëve, në aksionin simbolik "Dinjitet për pensionistët”, shkruan Lekaj.
Ai ka shkruar se kërkesat e pensionisteve janë modeste dhe të realizueshme.
“Kërkesat e tyre janë modeste dhe të realizueshme të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t'i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve. Rritja enorme e çmimeve ka vështirësuar mirëqenien e çdo kategorie të shoqërisë në vend, andaj këto kërkesa do të mbështeten parezervë nga grupi parlamentar i AAK-së. Realizimi i tyre duhet të bëhet sa më parë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.























