RTKlive sjell pagat e mësimdhënësve me Projektligjin për Paga|tabela-link
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Kosovë

RTKlive sjell pagat e mësimdhënësve me Projektligjin për Paga|tabela-link

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Projektligji për Paga për sektorin publik, doli sot në diskutim publik. Bazuar në Projektligjin për Paga, një koeficient është paraparë të jetë 120 euro. Kështu së paku ka deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arbërie Nagavci, në intervistën e dhënë ditë më parë në RTK, në emisionin “RTK Prime”.

Sa i përket sistemit arsimor, bazuar në këtë Projektligj, rezulton se Rektori në universitetet publike do ta ketë koeficientin 14.2 ose pagën 1.704 euro, dekani do ta ketë koeficientin 12.8, profesori i rregullt, 12.4 e kështu me radhë.

Sipas këtij projektligji, drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë, ka koeficient 6.4 ose pagën 768 euro.

Mësimdhënësi në Shkollën e Mesme të Lartë do të ketë koeficient 5.8, ose 696 euro.

Drejtori i institucioneve parashkollore parashikohet ta ketë koeficientin 5.6 ose 672 euro kurse mësimdhënësi në Shkollën Fillore dhe të mesme të Ultë, ta ketë koeficientin 5.6 ose 672 euro.

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore, parashikohet ta ketë koeficientin 5.2 ose 624 euro edukatori/ja, ta ketë koeficientin 5, ose 600 euro.

(Më poshtë, RTKlive sjell tabelat me koeficientet edhe për nëpunës të tjerë, përfshirë edhe mjekët, infermierët, ambasadorët etj. Gjithashtu në këtë link, mund të gjeni në tërësi projektligjin dhe publiku mund të dërgojë komentet).

Link: PROJEKTLIGJI PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (rks-gov.net)

No description available.

No description available.

No description available.

 

No description available.

No description available.

Pagat e parashikuara sipas Projektligjit, RTKlive i sjell në tabela

Në këtë rast, presidentja/i është parashikuar ta ketë koeficientin e pagës 18, prandaj paga e saj do të ishte 2.160 euro.

RTKlive sjell në vazhdim koeficientet dhe pagat që mund të marrin të punësuarit publik, duke u bazuar në shumën e koeficientit 120 euro dhe koeficienti  e parashikuar për zyrtarët përkatës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese –koeficienti 17.5-paga 2.100 euro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri- koeficienti 17-paga 2040 euro.

Ministër- koeficienti 16.4, paga 1.968 euro.

Kryetari i KQZ-së, koeficienti 16.2, paga 1.944 euro.

Kryetari i Prishtinës, koeficienti 15, paga 1.800 euro.

Koeficientet e kryetarëve të komunave të tjera, kategorizohen sipas numrit të banorëve, nga 13 deri 11.8.

Kryesuesi i këshillit Gjyqësor të Kosovës, koeficienti 16.5, paga 1.980 euro.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, koeficienti 15.5, paga 1860 euro.

Kryeprokurori i Shtetit, koeficienti 17, paga 2040 euro.

Komandanti i FSK-së, koeficienti 15, paga 1.500 euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, koeficienti 14.5, paga 1.740 euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, 14.5, paga 1.740 euro.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.No description available.

No description available.No description available.

No description available.

 

No description available.

No description available.(Pas pak, RTKlive sjell koeficientet për sistemin arsimor, shëndetësor e nëpunës të tjerë civil të administratës publike.

Publikohet Projektligji për Paga, RTKlive sjell koeficientet

Tashmë të gjitha palët palët kanë mundësi që të japin mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me këtë Projektligj, deri më 6 tetor.

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar këtë dokument,e bashkë e me të,edhe koeficientet e propozuar për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Bazuar në këtë Projektligj, koeficienti më i lartë në pagë do të jetë 18, dhe atë e ka vetëm presidenti/ja e vendit.

Pas presidentit/es, me pagën më të lartë është kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vijnë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me  koeficientin 17.

Kryetari i Gjykatës Supreme ka koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficientin 15, kurse 14.5 e ka drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të larta është propozuar ta kenë koeficientin prej 5.8.

Kryetari i Prishtinës është propozuar që ta ketë koeficientin e pagës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

(RTKlive në vazhdim do të sjellë të dhëna të tjera nga ky projektligj. Lajmi në plotësim)


MË SHUME NGA Kosovë