Mjekët në QKUK paralajmërojnë protestë
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Mjekët në QKUK paralajmërojnë protestë

J.Musliu/RTKlive

Krahas grevave në arsim dhe administratën publike, edhe një protestë tjetër është paralajmëruar për të mërkurën. Këtë herë janë mjekët.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, Shoqata Sindikale e QKUK-së, njofton se është vendosur që atë ditë, nga ora 10: 30, para Qendrës Emergjente në QKUK,  të mbahet protestë simbolike.

Kjo shoqatë deklaron se  kërkesat janë për rritje pagash për 50%,  deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit e gjithashtu edhe miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023.

Kjo shoqatë deklaron se këto kërkesa adresohen me arsyetim se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike,  që nga viti 2014 kurse rritja e inflacionit mbi 19% e ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore


MË SHUME NGA Kosovë