Dhoma e Tregtisë kërkon që pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti
J.Musliu/RTKlive
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, kërkon që në buxhetin e vitit të ardhshëm, pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti.
“Kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të marrë përsipër pagesën 100%”, shkruan në këtë kërkesë.
Një shkresë të tillë, i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
“Fakti që Pushimi i Lehonisë edhe më tutje mbetet barrë e biznesit për gjashtë muajt e parë dhe jo e shtetit ashtu siç është e rregulluar në vendet e rajonit, numri i grave të punësuara fatkeqësisht mbetet shumë i ulët”, shkruan në këtë kërkesë.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 616 mijë e 209 gra në moshë pune, vetëm 98 mijë e756 janë të punësuara.























