20:55 / 17.09.2022
MI tregon se ka rrëshqitje gurësh në këto vende për shkak të reshjeve
A.Bela / RTKlive
Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim pas vërshimeve nga reshjet e shumta të shiut që kapluan vendin.
"Pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrēmshme, në disa rrugē të vendit tonë ka pasë rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj,rritje të rrezikut në trafik.
Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.
Në rrugēn Pejē -Rugovë, në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar.
Kujdes I shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore", njofton MMPHI.























