Nesër protestohet para Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës
Rtklive
Foto: MPJD e Kosovës
Kosovë

Nesër protestohet para Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës

J.Musliu/RTKlive

Te enjten do të mbahet një protestë para Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës. Organizator është Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm e cila ka njoftuar se ajo do të protestohet në orën 12:00.

Shkak për këtë protestë, sipas kësaj shoqate është reagimi ndaj gjendjes aktuale në këtë ministri. Shoqata ka parashtruar 14 kërkesa.

Më poshtë gjeni pikat/kërkesat e protestës:

1.      Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

2.          Te ndërprehet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, z. Agron Maloku dhe kthimi i tij ne MPJD;

3.      3      Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

4.      Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullahu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

5.      Te ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëhere ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal.

6.      Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

7.      Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

8.      Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;

9.      Te nderpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundërligjore (i jashtem dhe lëvizje paralele).

10.    Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

11.    Të ketë trajtim meritor sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

12.    Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD.

13.    Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

14.    Nxjerrja e aktemerimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civilë

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë