Musliu: Shqetësues përdorimi i makinave për kokë banori në kryeqytet| Video
Rtklive
Kosovë

Musliu: Shqetësues përdorimi i makinave për kokë banori në kryeqytet| Video

Kimete Kasumi/ RTKlive

Sot prezentuesja e emisionit “Aktual”, Arbresha Arifi-Teli, gazetarja e RTK-së është paraqitur në lidhje direkte për RTK-në nga autobusi numri 4 i linjës urbane të komunës së Prishtinës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Pa Makina. Ajo ka raportuar se kryeqyteti bashkë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe meraklitë e bicikletave organizojnë sot aktivitete. Një nga aktivitetet organizohet edhe në komunën e Prishtinës.

Trafiku urban sot gjatë gjithë ditës do të jetë pa pagesë për të gjithë udhëatarët në kryeqytetin e Kosovës.

Në autobus, bashkë me prezentuesen, ishte Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, dhe Agron Bektashi, ekpert i mjedisit.

Sa i përket numrit të makinave që qarkullojnë gjatë njëzet e katë orëve  në komunën e Prishtinës, Musliu tha raporti është shqetësues.

“Shifrat janë shqetësuese për faktin se, nëse e krahasojmë me kryeqytetet e tjera, shohim që përdorimi për kokë banori është shumë i lartë, edhe numri i personave të cilët janë pronarë të makinave është shumë i lartë, andaj një prej shqetësimeve në planin e mobilitetit, të cilin e ka punuar komuna në bashkëpunim me ekspertë të huaj, është se kemi parë që  numri i makinave të cilat në Prishtinë është i lartë. Rekomandimi i parë është që të kemi sa më shumë fuashata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit dhe stimulimit të qytetarëve për ta përdorur transportin pubik”, tha ai.

Kurse Bektashi tha se ndotësi i tretë më i madh është trafikui i ngarkuar.

“S’ka dyshim që çdo zvogëlim i makinave individuale dhe shtimi i transportit publik, posaçërisht me djegie( friendly) mjedisore, e  ndihmon cilësinë e ajrit. Mund të them se ndotësi i tretë më i madh është identifikuar trafiku i ngarkuar posaçërisht në pjesët urbane. Për fat të keq, djegia e karburantëve është shumë e madhe në aspekt negativ jo vetëm te shëndeti i njeriut, por edhe biodiversiteti te komplet ekosistemi”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:


MË SHUME NGA Kosovë