Nikçi: Fëmijët po humbin interesin për të shkuar në çerdhe
Rtklive
Foto: RTK
Kosovë

Nikçi: Fëmijët po humbin interesin për të shkuar në çerdhe

Fadil Sertolli/ RTKlive

Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë marshin protestues e ka filluar nga ndërtesa e Qeverisë, ku prindërit me pankarta në duar kanë kërkuar ndërprerjen e grevës, duke përmbyllur para zyrave të SBAShK-ut.

Vlora Nikçi në emër të këtij këshilli tha që janë bërë shumë ditë që çerdhet janë të mbyllura, prandaj siç tha ajo, fëmijët janë duke humbur interesimin për të shkuar në to.

Sa i përketë kësaj greve për çerdhet më pak është diskutuar, tha ajo, duke shtuar se më shumë është diskutuar për shkollat.

“Neve si përfaqësues të prindërve na mundon fakti se më së shumti është se për fëmijët u bë shumë që nuk shkojnë në çerdhe. Pra u bënë shumë ditë që nuk janë hapur çerdhet dhe fëmijët tanë sikur po fillojnë të humbin interesimin për të shkuar në çerdhe”, tha ajo.

Nikçi tha se e kuptojnë grevën dhe e respektojnë atë, porse sipas saj, nëse ka mundësi disi të hapën çerdhet.

“Meqë tash po i kuptojmë edhe kërkesat e SBAShK-ut, të na hapen çerdhet së paku ndërtesat e çerdheve që të futen fëmijët tanë, ka plotë prindër që janë interesuar të mbajnë mësim për ta”, ka potencuar Nikçi.

 


MË SHUME NGA Kosovë