Komuna e Prizrenit dhe “Caritas”-i vazhdojnë bashkëpunimin
Rtklive
Kosovë

Komuna e Prizrenit dhe “Caritas”-i vazhdojnë bashkëpunimin

K.Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten në takim Miriam Pikaar nga Caritas Europa dhe përfaqësuesit e Caritas Kosova, Alfred Pjetri, Pal Baftijaj e Orhan Miftari.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas bashkëpunimit të mirë e të vazhdueshëm me “Caritas”, u diskutua për zgjerimin e aktiviteteve, në veçanti për ruajtjen dhe trajtimin dinjitoz të qytetarëve në përgjithësi.

Aktualisht, komuna dhe “Caritas” operojnë përmes projekteve të arsimit dhe shëndetësisë, por, në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë për ngritjen e kapaciteteve edhe në kulturë dhe sport.


MË SHUME NGA Kosovë