EBU: E rëndësishme që financimi i RTK-së të bëhet nga qytetarët|Video
Rtklive
Kosovë

EBU: E rëndësishme që financimi i RTK-së të bëhet nga qytetarët|Video

Fadil Sertolli/ RTKlive

Rreth financimit të qëndrueshëm të RTK-së, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Gjeneva, ka folur Radka Betcheva nga EBU. Ajo ka sqaruar se pse është e rëndësishme që pagesa për RTK-në të bëhet nga qytetarët.

“ Sepse është lidhje e drejtpërdrejtë që krijohet ndërmjet audiencës dhe transmetuesit publik. Qytetarët paguajnë për shërbimin dhe pastaj shërbimi duhet t’ju përgjigjet atyre në çdo moment”, thotë Radka Betcheva nga EBU.

Po ashtu, ajo thotë se pas kësaj politika e pavarur redaksionale është e pavarur nga shteti.

“Pastaj politika e pavarur redaksionale është e pavarur nga shteti, kjo qëndron prapa kësaj ideje që qytetarët të paguajnë dhe shërbimi duhet t’ju kthehet qytetarëve me prioritetet ndaj tyre. Menaxhmenti i ri i RTK-së është zotuar që të punohet në këtë çështje”, tha Radka Betcheva nga EBU.


MË SHUME NGA Kosovë