KOMF: Urgjente rikthimi i fëmijëve në bankat e shkollës
FOTO/ Valjeta Shala/ RTK
Kosovë

KOMF: Urgjente rikthimi i fëmijëve në bankat e shkollës

Valjeta Shala/ RTK

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka prezantuar instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”.

Donjeta Kelmemdi, drejtoreshë e KOMF-së, tha se është shqetësuese dhe e papranueshme mungesa e mësimit për fëmijët. No description available.

“Interesi i nxënësve duhet të jetë interes nga të dy palët në këtë situatë. Pasojat nga mungesa e mësimit janë të dëmshme si në mesimnxënie, shëndet mendor e shumë aspekte të tjera”, tha ajo.

Aktiviteti po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ku është vendosur një instalacion, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim. Në këtë aktivitet, prezantohen të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit shkakton tek fëmijët, raporton RTK. No description available.

Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët. No description available. No description available.


MË SHUME NGA Kosovë