UNDP me program për një sektor privat të qëndrueshëm në Kosovë
BKT
Foto/UNDP
Kosovë

UNDP me program për një sektor privat të qëndrueshëm në Kosovë

V.Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, lansoi sot BOOST x Kosova, një program akselerator, që do t’iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së tha se Kosova po kalon një periudhë të vështirë, prekur nga kriza socio-ekonomike  e cila pa iu dhënë shansi të rimëkëmbet plotësisht nga pandemia, u përkeqësua edhe më tej nga trazirat aktuale globale.

“BOOST x Kosova do të ofrojë një zgjidhje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato të rimëkëmben nga Covid-19 përmes tranzicionit të gjelbër”, tha ajo.

Ndërkohë i Ngarkuari me Punë i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka tha se BOOST synon të zhvillojë kapacitetet e rreth 50 kompanive private, me potencial për të krijuar qëndrueshmëri mjedisore dhe rimëkëmbur nga pandemia përmes praktikave të gjelbra.

Kurse, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK- së theksoi se programi BOOST x Kosova jo vetëm që do të ndihmojë bizneset nga perspektiva e të bërit biznes, mirëpo, do të punojë ngushtë me to për të përshpejtuar qëllimet e tyre drejtë një të ardhme të qëndrueshme.

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë.

Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbra.

 


MË SHUME NGA Kosovë