Shkolla `Lidhja e Prizrenit` tërhiqet nga vendimi që nis mësimin|Video
Foto / RTK
Kosovë

Shkolla `Lidhja e Prizrenit` tërhiqet nga vendimi që nis mësimin|Video

Islam Haxhiu/RTK

Në komunën e Deçanit një shkollë paralajmëroi se do të nisë sot mësimin. Por, aty u mbajtën vetëm dy orët e para, kjo pasi mësimdhënësit u tërhoqën nga vendimi për ta nisur procesin mësimor. Të zhgënjyer mbetën fëmijët të cilët ishin nisur drejt shkollës me shpresën se do të mbajnë mësim të rregullt.

Mali Zukaj, nxënës i klasës së katërt në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit" në Deçan, u shpreh i mërzitur pasi sot nuk pati mundësinë të ulet në bankat e shkollës, edhe pse nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës ishte njoftuar për fillimin e mësimit.

Drejtori i shkollës, Qazim Maloku, thotë se edhe pse mësimdhënësit njëzëri patën vendosur që sot të fillojë mësimi , kjo ndodhi vetëm gjatë dy orëve të para, pasi mësuesit befasisht u tërhoqën nga vendimi i tyre paraprak.

Por, ndryshe nga ata që ndërruan mendje, mësuesja Atifete Demukaj mbajti mësimin me nxënësit e klasës së dytë.

Të shqetësuar me gjithë këtë situatë janë shprehur edhe prindërit e nxënësve.

Ndërkaq, greva e mësimdhënësve ka vazhduar në 19 institucionet e tjera shkollore në komunën e Deçanit.


MË SHUME NGA Kosovë