Jahjaga: 5 gra dhe vajza pjesë e programit ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’
Foto nga Facebook i Atifete Jagjaga
Kosovë

Jahjaga: 5 gra dhe vajza pjesë e programit ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’

Fadil Sertolli/ RTKlive

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka shkruar se si rezultat i vizitës së saj të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, 5 gra dhe vajza të reja të Kosovës të angazhuara në sektorin e sigurisë do të jenë pjesë e programit ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’.

“Si rezultat i vizitës sime të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, 5 gra dhe vajza të reja të Kosovës të angazhuara në sektorin e sigurisë, do të jenë pjesë e programit "Gratë, Paqja dhe Siguria", iniciativë e Lartësisë së Saj, Sheika Fatima bint Mubarak”, shkruan Jahjaga, duke shtuar se sot ka takuar grupin e parë që do të niset për EBA.

Sipas saj, dy zyrtare të Policisë së Kosovës dhe tre zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes  do të kenë mundësinë të trajnohen barabartë me koleget e tyre nga vendet Arabe, nga Azia e Afrika.

Jahjaga shkruan se gjatë këtij trajnimi, ato do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, sigurisë, veprimeve humanitare dhe misioneve paqeruajtëse. 

“Ky program, që është i organizuar nga Unioni i Përgjithshëm i Grave (GËU), në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në koordinim me UN Ëomen, synon të arrijë objektivat strategjikë të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit duke rritur numrin e grave të kualifikuara që punojnë në ushtri, paqeruajtje dhe ndërtimi të paqes”, ka shkruar ajo.

Ajo ka bërë me dije se është shumë e lumtur që tash e tutje, çdo vit, kjo mundësi do t'ju ofrohet deri në pesëmbëdhjetë prej zyrtareve tona.

“Si gjithnjë, jam shumë e sigurt që vajzat e gratë tona do të na bëjnë krenarë dhe do të dalin nga më të suksesshmet në program. Shpreh mirënjohjen time ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe falenderoj dy Ministritë e Mbrojtjes dhe Ministritë e Punëve të Brendshme, e në veçanti Ministrat për angazhimin e pashoq në realizimin e këtij bashkëpunimi”, shkruan ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle