Takohet grupi punues për reformë në administratën publike
Foto: MAPL
Kosovë

Takohet grupi punues për reformë në administratën publike

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Në këtë takim ka marr pjesë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Anëtari i kabinetit qeveritar në këtë tryezë ka përmendur disa nga reformat e MAPL-së të cilat janë në shërbim të Komunave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Reformat në nivelin lokal, përgatitja e projekteve duke u bazuar në trendët dhe nevojat e Komunave si dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale ishin pjesë kyçe e fjalës së Ministrit Krasniqi gjatë këtij takimi”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

Ndër tjerash, Ministri Krasniqi ka treguar se MAPL-ja ka disejnuar platformën elektronike e-Komunat, nëpërmjet të cilës përveç ngritjes së nivelit të interaktivitetit me qytetarët, po ashtu ka të bëjë më rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“MAPL e mbështet dhe do ta zbatojë bashkë me komunat, Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative të miratuar nga Qeveria, ku parashihen masat konkrete për thjeshtimin dhe digjitalizimin e shërbimeve në nivel lokal, bashkë me veprime tjera të cilat ndihmojnë bizneset edhe në nivel lokal, siç është fiskalizimi digjital, si dhe në kontekst të qëndrueshmërisë institucionale parashihet të trajnohet mbi 400 zyrtarë komunal për ofrim të shërbimeve, konkretisht si të mos krijojnë barrë për qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Që të ketë një administratë efikase, profesionale e efektive, MAPL-ja si autoritet mbikëqyrës i komunave është zotuar se do të mbështes nivelin lokal në këtë drejtim.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle