Ngritën 114 aktakuza kundër 149 personave brenda 24 orësh
Kosovë

Ngritën 114 aktakuza kundër 149 personave brenda 24 orësh

Fadil Sertolli / RTKlive

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 114 aktakuza kundër 149 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë bërë 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar 13 persona, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave, si dhe, ka ngritur 43 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 1 kërkesë për caktim të paraburgimit kundër 1 të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12)aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar 2 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi dhe ka  ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 personi të dyshuar.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 30 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale.

Dhe në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 13 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kosovë