Greva e vizat, disa nga temat sot në “Info Plus”
Foto: RTKLive
Kosovë

Greva e vizat, disa nga temat sot në “Info Plus”

RTKlive

Sot në magazinën ditore “Info Plus”, temë janë zhvillimet e fundit në vend, grevat, procesi i liberalizimit të vizave, dialogu e çështje të tjera.

I ftuar për të diskutuar këto zhvillime është zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Temë tjetër do të jetë edhe çështja e grevës, nëse ka sinjale se mund të ndërpritet apo cilat do të jenë hapat tutje.

Gjithashtu, në kuadër të emisionit do të ketë edhe një lidhje të drejtpërdrejt me anëtaren e Këshillit Grevist në SBASHK, Hanife Salihu

Gjithashtu në këtë emision do të flitet edhe për  Ditën  Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit, me Krenare Sogojeva-Dërmaku,  nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Emisioni informativ “Info Plus”, transmetohet nga e hëna në të premten me fillim në orën 17:00 në RTK1 dhe RTK3.


MË SHUME NGA Kosovë