Tahiri: Kurti përmes grevës po e matë rezistencën qytetare
Kosovë

Tahiri: Kurti përmes grevës po e matë rezistencën qytetare

M.Miftari/RTKlive

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tallja me grevistët është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë.

"Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e  çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë", ka shkruar mes tjerash Tahiri.

Postimi i plotë:

Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e  çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë.

Fatekeqesisht, një grevë legjitime Kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Një lëshim për Kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për Kryeministrin nesër.

Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke u ballafaquar!


MË SHUME NGA Kosovë