Ish presidentët në Hagë për vizitë te ish krerët e UÇK-së
Foto: jetlir Zyberaj/Facebook
Kosovë

Ish presidentët në Hagë për vizitë te ish krerët e UÇK-së

J.Musliu/RTKlive

Mbërrijnë në Hagë, ish presidentët, për të vizituar ish krerët e UÇK-së që janë të akuzuar për krime lufte.

Me organizimin e ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, tashmë në Hagë për këtë vizitë ndodhen edhe ish presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred  Moisiu dhe Bamir Topi.

Mes tyre është edhe  ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Njoftimin për mbërritjen në Hagë me aeroplanin privat të ish presidentit Pacolli, e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e tij në Facebook.

Aktualisht në Hagë, si të akuzuar po mbahen në paraburgim, ish krerët më të lartë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.


MË SHUME NGA Kosovë