Nuk ka punë shkaku i grevës |Video
Kosovë

Nuk ka punë shkaku i grevës |Video

Myrvete Axhami /RTK

Grevën e mësimdhënësve, përveç fëmijëve që po e përjetojnë si situatë të pakëndshme, keq po e përjetojnë edhe bizneset përreth shkollave në Prizren.

Pronarët e këtyre bizneseve ankohen se u ka rënë puna për shkak të mosvijueshmërisë së nxënësve në shkolla. Prindërit në Prizren u bëjnë apel të dyja palëve që të gjejnë zgjidhje të shpejtë.

Greva e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka hyrë në javën e katërt. Këshilli Grevist dhe institucionet qendrore ende nuk kanë gjetur zgjidhje për t'i dhënë fund kësaj situate.

Kronika më poshtë sjell detajet:


MË SHUME NGA Kosovë