Komuna e Ferizajt shënoi ditën e Dëshmorëve|Video
Kosovë

Komuna e Ferizajt shënoi ditën e Dëshmorëve|Video

Driton Ramadani / RTK

Me homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së, komuna e Ferizajt ka shënuar Ditën e Dëshmorëve me ç’rast u përkujtua 24 vjetori i Betejës së Jezercit, ku ranë heroikisht 9 dëshmorë.

Pas nderimit të dëshmorëve u mbajt edhe një akademi përkujtimore ku u tha se pa luftën, gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë nuk do të ekzistonte liria.

“Sot kudo mes nesh gjejmë gjurmët e sakrificës së tyre të lavdishme, gjejmë vetveten në shëmbëlltyrën e tyre për liri, gjejmë kuptimin e lirisë. Emrat e dëshmorëve, heronjve, martirëve janë të pavdekshëm ashtu siç janë të pavdekshme veprat e tyre sublime”, ka theksuar Agim Aliu.

Ndërkaq, Luhan Jahiri nënkryetar i OVL-së theksoi se dëshmorët janë krenaria jonë kombëtare. “Për ne pasardhësit e tyre përkujtimi gjithmonë do të jetë vlerë e paçmueshme për lirin tonë, por do të jetë edhe përkushtim për përsosjen e rrugës për të cilën na kanë orientuar të ecim drejt të ardhmes”, ka thënë ai.

Në shënimin e kësaj dite, klubi ‘De Rada’ mbajti orën letrare ‘Ora e Astritit’, ku edhe u shpërblyen poezitë më të mira.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle