Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës, sonte në “RTK Prime”
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës, sonte në “RTK Prime”

RTKlive

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sonte i ftuar në “RTK Prime”.

Në intervistë për gazetaren Fitore Rexhepi, ish kreu i ekzekutivit të vendit nga radhët e LDK-së, jep qëndrimet e tij për zhvillimet e fundit në vend.

Pse sipas Hotit, qeveria e tanishme ka dështuar  të ndërtojë një dialog social dhe përse kërkesat e sindikalistëve, ai i cilëson si shumë të arsyeshme.

Pse sipas Hotit, tanimë LDK-ja ka ndryshuar qëndrim dhe është pro tërheqjes nga qytetarët, të një sasie të mjeteve financiare nga Trusti Pensional.

Në këtë intervistë ai do të flasë edhe për mundësinë e pezullimit të pagave të grevistëve nga ana e qeverisë.

Si e shikon ai një kërcënim të tillë dhe përse nga përplasja sindikata-qeveri, kjo e fundit është humbëse.

Më tej ai flet edhe për politikën e jashtme e cila sipas ish kryeministrit Hoti, tani nuk ekziston.

Si e vlerëson ai procesin e dialogut dhe përse qeverinë aktuale dhe drejtuesit e saj, i quan thjesht mashtrues?

Në këtë intervistë, Hoti flet edhe për LDK-në dhe pakënaqësinë e tij me opozitarizmin që janë duke bërë.

Intervistën e  plotë me Avdullah Hotin, ish kryeministër i Kosovës, mund ta ndiqni sonte në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Kosovë