Festivali i kafes te Ura e Ibrit bashkon shqiptarët dhe serbët|Video
BKT
Kosovë

Festivali i kafes te Ura e Ibrit bashkon shqiptarët dhe serbët|Video

Valjeta Shala/RTK

Një Festival i kafesë po mëton që t`i bashkojë qytetarët e të gjitha etnive këndej e andej në Mitrovicë. Aty, sot të gjithë së bashku shijuan kafenë e mëngjesit në kuadër të këtij festivali, të përkrahur nga USAID-i.

Festivali i Kafes, i organizuar mbi Urën e Ibrit, këtë radhë bashkoi qytetarët nga të dyja anët e saj.

Që të gjithë së bashku shijuan kafen e mëngjesit. Një nga ta është edhe Diana Mikiq nga Mitrovica e Veriut.

 “Më të vërtetë po kënaqemi në këtë festival. Mendoj që ideja është e mirë, interesante por dhe atraktive. Gjithashtu mendoj që kjo është ajo që i duhet qytetit tonë, posaçërisht të rinjve tanë, të cilët kanë nevojë që të kontaktojnë, të shoqërohen dhe të njihen më mirë mes vete”, thotë Diana Mikiq, nga Mitrovica  e veriut.

“Ne vijmë nga veriu, po e shijojmë shumë këtë festival të kafesë. Ky organizim është shumë i mirë dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm”, thotë një qytetare tjetër nga Mitrovica  e veriut.

Ky festival, thonë se është pritur mirë nga të gjithë dhe presin që organizime të tilla të ketë sa më shpesh.

"Sot po kaloi shumë mirë. Është një organizim shumë i nevojshëm sidomos për këtë pjesën e sfidave politike që jemi duke i pa në aktualitetet", thotë Edin Lahi, qytetar.

 “Ky festival është shumë i mirëpritu nga ana jonë, shpresoj që edhe më pas  të ketë sa më shumë të tillë", thotë Hetem Ferizi.

Kjo ngjarje është pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, i mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

“Qëllimi i festivalit është që qytetarët të harrojnë brengat që ne i kemi dhe të vijmë të pimë kafe se bashku të gjithë pa dallim etnie, race, gjinie, njerëz me nevoja të veçanta, pra të gjithë sot do të pimë kafe tek Ura e Ibrit", tha Afërdita Sylaj- Shehu, drejtoreshë e organizatës "Community  Bullding Mitrovica”.

Përveç kafes, qytetarët patën mundësi të ndjekin edhe performanca muzikore nga grupe dhe DJ nga komunitete të ndryshme në qytetin e Mitrovicës.


MË SHUME NGA Kosovë