Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Foto Arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot nis Festivali i Teatrove. Për këtë është i ftuar Besim Ugzmajli, drektor artistik në Teatri ‘Adriana’.

Kurse Burim Hashani nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, flet për mbylljen e programit SEEK - subvencionet për energji efiçiente në Kosovë dhe fushata për rëndësinë e aplikimit të masave të efiçiencës.

Ndërsa Rifat Latifi -Ministër i Shëndetësisë, flet për sfidat në shëndetësinë e Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë