UNICEF reagon për privimin e fëmijëve kosovarë nga mësimi shkaku i grevës
Foto: RTKLive
Kosovë

UNICEF reagon për privimin e fëmijëve kosovarë nga mësimi shkaku i grevës

J.Musliu/RTKlive

UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim”, deklaron UNICEF-i me një deklaratë për media.

“Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve”.

UNICEF deklaron se duhet  vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.

Viti ir is shkollor në Kosovë do të duhej të niste me 1 shtator, por ai edhe më tej nuk ka filluar, shkaku i grevës të mësimdhënësve që kërkojnë rritjen e pagës.

Sipas zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, deri më tani, 11% e plan programit mësimor është humbur.

UNICEF është organizatë e OKB-së që merret me të drejtat dhe liritë e fëmijëve.


MË SHUME NGA Kosovë