Osmani: Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë
Foto: Presidenca e Kosovës
Kosovë

Osmani: Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Në kuadër të javës Javës së të Shurdhërve, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

E para e shtetit ka thënë se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës. Ajo e ka cilësuar këtë kategori, të vlefshme dhe të dobishme për shoqërinë kosovare.

 “Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Drejtuesja e shtetit u ka ofruar mbështetje kësaj kategorie dhe i ka inkurajuar që të jenë të vendosur për eliminimin e të gjitha pengesave të çfarëdo natyre qofshin ato.

Ndërkaq përfaqësues të SHKSH-së patën disa kërkesa në mesin e të cilave, rritjen e qasjes në arsim, pajisjen me patentshofer, qasje më të madhe në informacione si dhe ofrimi i shërbimeve të asistencës në institucione publike dhe private.

Presidentja Osmani konfirmoi mbështetjen për këtë kategori dhe tha se këto çështje do t`i adresojë në takime me institucionet përkatëse.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë