Komuna e Prishtinës rrënoi një objekt që ishte në pronën komunale| Video
Kosovë

Komuna e Prishtinës rrënoi një objekt që ishte në pronën komunale| Video

Fatos Cervadiku/RTK

Një objekt që ishte në ndërtim e sipër, është rrënuar nga Inspektorati Komunal i Ndërtimit nga Komuna e Prishtinës.

Sipas zyrtarëve të Komunës, objekti është nisur të ndërtohet në pronë publike dhe, pavarësisht paralajmërimeve për ndërprerje të punës, pronari ka vazhduar ndërtimin.

Për të parë nga afër procesin e rrënimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i inspektoratit në këtë komunë, Florian Dushi.

 “Jemi duke e parë një rrënim që është duke ndodhur në një ndërtimi i cili ka filluar përkundër të gjitha paralajmërimeve tona në pronë komunale, si drejtori e inspekcionit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore paraprake duke kërkuar prej palës që të ndërpresë  punimet që të respektojë paralajmërimet tona pala nuk ka respektuar asnjë nga paralajmërimet tona si rezultat i krejt këtyre sot kemi ardhë dhe si po e shihni rrënimi po vazhdon”, deklaroi Florian Dushi, drejtor i inspektoratit në komunën e Prishtinës.

Dushi tha se nuk do të kemi asnjë lloj kompromisi me ata që tentojnë të ndërtojnë në pronë komunale.

Pavarësisht interesimit, pronari i objektit nuk pranoi të flas për media. E gjatë gjithë procesit të rrënimit, të pranishëm kanë qenë edhe organet e rendit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle