Në 3 tetor do të nis viti i ri akademik në UP
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Në 3 tetor do të nis viti i ri akademik në UP

A.Bela / RTKlive

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022/23. Mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike.

Universiteti i Prishtinës edhe sivjet ka vazhduar me tërheqjen e nxënësve më të dalluar në nivel vendi. Mbi 45% të studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme.

"Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit” vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së", njofton UP.

Aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle