Pas një muaji grevë, sot në Kosovë filloi viti i ri shkollor
J.Musliu/RTKlive
Pas një muaji grevë të mësimdhënësve kosovarë sot filloi viti i ri shkollor në të gjitha shkollat fillore e të mesme të vendit.
Greva kishte nisur nga 25 gushti kurse viti i ri shkollor do të duhej të niste me 1 shtator.
Kërkesat e mësimdhënësve ndër të tjera ishin që pagat e tyre të rriten edhe për 100 euro, deri në votimin Ligjit të Pagave. Qeveria u ofroi 50 euro por kjo nuk u pranua nga Këshilli Grevist i BSPK-së.
Greva u ndërpre me kërkesë të Këshillit Grevist i cili paraprakisht ftoi mësimdhënësit që të votojnë nëse janë për vazhdim apo ndërprerje të grevës.
Nga ai votim rezultoi e mësimdhënësit janë për ndërprerje të grevës deri në janar.
Në rast të mosplotësimit të kërkesave, atëherë mbetet hapur mundësia për vazhdim të grevës pas tre muajsh.























