13:57 / 03.10.2022
KRU “Gjakova” me shef të ri ekzekutiv
K.Kasumi/ RTKlive
Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri të KRU“Gjakova”, Hasan Krasniqi.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të deritanishëm, Visar Hasi, ia ka dorëzuar solemnisht këtë detyrë.
Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës 29 shtator 2022, fuqizoi vendimin e datës 13 janar 2022 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, Hasan Krasniqi, i cili sot zyrtarisht filloi detyrën si i pari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.























