Dhomat e Specializuara caktojnë datat e seancave ndaj Pjetër Shalës
Foto: RTKLive
Kosovë

Dhomat e Specializuara caktojnë datat e seancave ndaj Pjetër Shalës

J.Musliu/RTKlive

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, njoftuan se tashmë trupi gjykues në çështjen ndaj të akuzuarit Pjetër Shala, vendosi të caktojë konferencën përgatitore për gjykim.

Këto seanca do të jenë të hapura dhe do të mbahen nga data 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Të pranishëm në seancë do të jenë edhe pala mbrojtëse,  mbrojtësit e viktimave dhe Zyra Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD).

E gjithashtu, edhe 21 tetori është caktuar si ditë rezervë.

Trupi gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura.

Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ZPS-së, ZMMD-së dhe një përfaqësuesi të Zyrës Administrative.


MË SHUME NGA Kosovë