Rama: Sahat Kullës i rikthyem identitetin dhe ndriçimin
Foto: Përparim Rama/ Facebook
Kosovë

Rama: Sahat Kullës i rikthyem identitetin dhe ndriçimin

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur këtë të hënë mbrëma.

Shkak për këtë është përurimi i punimeve në Sahat Kullë që për shumë vite ishte jashtë funksionit e që tash i është rikthyer kryeqytetit e vizitorëve.

“Jam shumë i lumtur që sonte, në bërthamën e zonës historike të Prishtinës së vjetër e përuruam këtë monument me vlera të trashëgimisë tonë kulturore, historike e arkitektonike. Pas ndërhyrjes në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, projekt ky i bashkëfinancuar nga Kryeqyteti dhe European Union in Kosovo, dhe implementuar nga UNDP Kosovo, Sahat Kulla që për shumë kohë ishte jashtë funksionit, sonte i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës”, ka shkruar prijësi i kryeqytetit, Përparim Rama.



A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle