Këshilli i Prindërve kërkon mbledhje të parave për t’i paguar mësimdhënësit
Foto: Këshilli i Prindërve të Kosovës/Facebook
Kosovë

Këshilli i Prindërve kërkon mbledhje të parave për t’i paguar mësimdhënësit

J.Musliu/RTKlive

Nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Kështu ka deklaruar Këshilli i Prindërve të Kosovës, me një postim në Facebook.

Sipas këshillit, revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave, por  jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

“Nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t'i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit”, deklaron Këshilli i Prindërve.

“Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t'i poshtëruar mësimdhënësit!”.

Procesi mësimor filloi të hënën në të gjitha shkollat e vendit, por  mësimdhënësve që ishin në grevë, ende nuk u kanë dalë pagat e shtatorit.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë